DAJTI EKSPRES
Home
Dy Fjalë
Investimi
Teknologjia & Karakteristikat Teknike
Implementimi i Teleferikut
Na kontaktoni per prenotimet tuaja
Pershtypjet tuaja per teleferikun
Informacione te tjera
Sa kushton bileta?
Foto Galeri
Promovimi i Dajti Ekspres
Parku Natyror i Dajtit
Search
Home arrow Implementimi i Teleferikut
Implementimi PDF Printoni E-mail
Për prodhimin e teleferikut, brenda të gjitha standarteve evropiane, u zgjodh kompania më të madhe e më të njohur në botë, ajo austriake “Doppelmayr” .
Doppelmayr është themeluar në vitin 1892, ajo ka një ekip prej 600 inxhinierësh e punonjësish të kualifikuar me një eksperiencë mbi 100 vjecare, ajo ka ngritur në 68 vende të botës, mbi 8000 teleferikë pasagjerësh (Në Austri-2023, në Japoni 1662, në Zvicër 1143, në Gjermani 602, në Amerikë 381 e duke vazhduar me vënde të tjerë të largët si Nepal, Malaysi, Zaire, Liban, Ekuador, Ukrahine, Kinë, etj).
Në vendin tonë mungon një eksperiencë për ndërtimin e veprave të këtij lloji, prandaj ç’do gjë u bë e mundur vetëm nepërmjet asistencës dhe përvojës së çmuar të inxhinierëve austriakë.
Ndërtimi i dy godinave të dy stacioneve, të shtyllave kryesore – të parës dhe të pasmes për çdo stacion, si dhe të bazamenteve beton arme të 18 kullave, nëpër një trase prej 4364 metrash të gjatë, me një disnivel midis stacioneve prej 812 metrash, në një terren të vështirë e të aksidentuar e të pambërritshëm me rrugë i ka shtuar më shumë vlereë investimit.
Përvec sa u tha më sipër rruga e sotme që lidh Tiranën me Dajtin, e zgjatur për shkak të terrenit, e ngushtë dhe pa vend-këmbimesh, ka krijuar shpesh bllokime trafiku e rrezikshmëri rrëshqitjesh në kohë dimri.

Kompania Doppelmayer për të bërë të mundur zgjidhjen e çdo problemi si dhe deri në trajnimin e plotë të personelit Shqiptar, ka atashuar nje specialist pranë Kompanisë Dajti Ekspres.
Pas montimit, Teleferiku dhe stafi i është nënshtruar të gjitha testimeve dhe trajnimeve të OITAF (Organizatës Ndërkombëtare të Teleferikëve), e cila ka çertifikuar të gjitha standartet e sigurisë dhe stafin e Shoqërisë.




 
© 2008 Dajti Ekspres Cablecar
Website i krijuar nga Info Trade Shpk