DAJTI EKSPRES
Home
Dy Fjalë
Investimi
Teknologjia & Karakteristikat Teknike
Implementimi i Teleferikut
Na kontaktoni per prenotimet tuaja
Pershtypjet tuaja per teleferikun
Informacione te tjera
Sa kushton bileta?
Foto Galeri
Promovimi i Dajti Ekspres
Parku Natyror i Dajtit
Search
Home arrow Dy Fjalë
Dy fjalë PDF Printoni E-mail
Teleferiku është vepra e parë e këtij lloji për vendin tonë.
Dajtit Ekspres është një veper tepër unikale, jo vetëm nga fakti se është i pari investim i këtij lloji në fushën e turizmit, të rekreasionit, te mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, por edhe nga fakti se si rrugë ajrore, për trasport njerëzish ai ka specifikën e vet.
Kjo jo vetëm për kompleksitetin e makinerive dhe pjesëve përbërëse, por edhe për mënyrën e të dimensionuarit të stacioneve të sipërm e të poshtëm, të kullave mbështetëse, që u nënshtrohen forcave të mëdha tërheqëse, përkulëse dhe shtypëse.
Prodhimi i gjithë ansamblit të makinerive, ndërtimi i bazamenteve të stacioneve dhe kullave si dhe montimi i vetë teleferikut ja rrisin vlerat si një veper e mirëfilltë dhe mjaft e ndërlikuar mekanike për llojin e vet.
Prezenca e dikurshme e «Kampit të Punëtorëve» dhe «Kampit të Pionerëve» si dhe në përgjithësi vlerat eko-turistike të pyllit që kanë tërhequr e po tërheqin nxënës të shkollave, të rinj e të reja, sportistë, alpinistë, skiatorë, turistë nga vende të huaja, në të gjitha stinët, ka treguar dhe po tregon se Parku Kombëtar i Dajtit ka luajtur kryesisht funksionin rekreativ.

Nga pikëpamja sociale instalimi dhe funksionimi i pandërprerë i teleferikut do të bëjë të mundur frekuentimin e Parkut dhe nga qytetarët që deri tani nuk kanë patur apo nuk do kenë mundësi të udhëtojnë me apo makina.

Nga pikëpamja mjedisore teleferiku duhet konsideruar si elementi numër një i infrastrukturës së një Parku Kombëtar të menaxhuar me drejtim turizmi dhe rekreacioni. Jo vetem kaq……..   
 
© 2008 Dajti Ekspres Cablecar
Website i krijuar nga Info Trade Shpk