|
Teknologjia & Karakteristikat Teknike te Teleferikut |
|
|
|
Teleferiku i Malit të Dajtit eshte i tipit 8-MGD (me nje litar dhe gondola 8-vendeshe qe kapen pas tij ne dalje prej stacioneve dhe clirohen prej tij ne hyrje te tyre).
Ai kalon një distancë të pjerrët, nga stacioni i poshtëm për në stacionin e sipërm, prej 4364m, nje disnivel midis stacioneve prej 812m, nje pjerresi mesatare 19% dhe mbi nje terren jo vetëm te veshur me pyje, por edhe panoramik. Udhëtarëve do t’ju jepet mundësia që të ngjitin pjesën e pjerret shkembore drejt « Ballkonit » duke soditur hapësirën majtas dhe djathtas linjës së teleferikut.
Litari tërheqës – mbajtës, me diametër 41 mm, me gjatësi 8777m do te vihet në levizje me qark te mbyllur me shpejtësi nga 0.3 deri në 6m/s nga një pulexho me diametër 5.2m, e venë në lëvizje nga motori i instaluar në stacionin e poshtëm dhe do të marrë kthesën në pulexhon tjetër kthyese të instaluar në stacionin e siperm gjithashtu me diameter 5.2m.
Të 21 kabinat të emërtuara «Gondola»që hapen e mbyllen automatikisht nëpër stacionet, për hypjen dhe zbritjen e pasagjerëve dhe të pajisura me xhama për soditjen prej tyre të ambjetit mbi të cilin udhëtojnë, janë të varura nga nje krah i harkuar, prej çeliku të galvanizuar, që është i pajisur me një apart special kuplimi që kapet pas litarit në daljet e të dy stacioneve dhe që lirohet prej tij sa herë që gondola futet në stacion.
Aparati i kuplimit është i pajisur me « nofulla » të gjata që mbyllen automatikish duke « kafshuar » litarin gjithmonë në lëvizje, sa herë që dalin nga stacionet dhe hapen duke u çliruar prej tij sa herë që futen në të dy stacionet.
Në momentin e futjes në stacion, gondolat kanë po atë shpejtësi më të cilën qarkullon litari. Për uljen e kësaj shpejtësie nga rreth 6m/s në rreth 0.3m/s, rrotat e këtij aparati të cilat gjatë udhëtimit në linjë nuk kanë asnjë funksion, qëndrojnë në ajër, me futjen në stacionet hipin mbi nje rrugë me shina që qarkullon në të gjithë stacionin. Një komples rrotash të vogla si ato të veturave, që vërtiten me numra rrotullimesh nga më të mëdhenjt drejt të vegjëlve e detyrojnë gondolën ta ulin shpejtësinë gradualisht nga 6 në 5,4,3,2,1 deri në 0.3m/s, të përshtatshme për zbritjen e pasagjerëve, kurse kompleksi tjetër i rrotave, të vendosura diametralisht, mbas kryerjes së rrotullimit të ngadalshëm të gondolave në pozicion 180gradë, pas hypjes së pasagjerëve, fillon t’u rriti shpejtesinë nga 0.3m/s ne 1,2,3,4,5,6m/s. Në ketë mënyrë shpejtësia e gondolave barazohet me atë të litarit.
Gandolat do të udhëtojnë njëra pas tjetrës në një distancë prej rreth 480m nga njera tjetra, duke u futur në stacion apo duke dalë prej tij në çdo 80 sekonda.
Në rastin e okupimit të plotë të të gjitha gondolave, në hipje dhe në zbritje njëkohësisht në linjë do të jenë duke udhëtuar 160 persona. Litari mbahet mbi nivelin e tokës nga mbajtëse speciale tubolare të emërtuara «kulla» të fiksuara në bazamente beton-arme, në vendet karakteristike të terrenit.
Kjo teknologji supermoderne e aplikuar në të gjithë botën, rezultoi mesë e suksesshme edhe në vendin tonë.
|