DAJTI EKSPRES
Home
Dy Fjalë
Investimi
Teknologjia & Karakteristikat Teknike
Implementimi i Teleferikut
Na kontaktoni per prenotimet tuaja
Pershtypjet tuaja per teleferikun
Informacione te tjera
Sa kushton bileta?
Foto Galeri
Promovimi i Dajti Ekspres
Parku Natyror i Dajtit
Search
Home

Ju uroj mirëseardhjen në «Dajti Ekspres» !
Ajo që për mua dhe shumë të tjerë ka qenë një ëndërr, tashmë që prej korrikut të vitit 2005, është një realitet.

Ndihem i lumtur që ky investim i kompanisë që une drejtoj, krijoi një mundësi për shqiptarët dhe vizitorët e huaj, që të ngjiten drejt pikës turistike të malit te Dajtit.

Ndërtimi i teleferikut i ka dhënë një dimension të ri jo vetëm lidhjes dhe komunikimit, por edhe jetës qytetare.

Ky investim serioz dhe me teknologjinë më të arrirë, krijon kushte dhe mundësi të reja, që mali dhe perla natyrore e Dajtit të jetë nën këmbët tona, pa harxhuar energji apo kohë. Vërtet që ndihem mire, sepse jam pjesë e kenaqësisë që teleferiku ju dhuron njerëzve.

Në vetvete ky investim është një simbol i shkurtimit të largësive.

Edhe nje herë ju uroj dhe ju mirëpres, duke ju siguruar të gjitha kushtet, që kënaqësia të mos ju mungojë. Me Dajti Ekspres do te keni mundesi të bëheni dëshmitarë të një fluturimi të rrallë në jeten tuaj, aty ku toka takon qiellin.

 
© 2008 Dajti Ekspres Cablecar
Website i krijuar nga Info Trade Shpk