Mar10 Demo Image

Dajti Ekspres “Teleferiku”

Teleferiku është një veper tepër unikale, jo vetëm se është i pari investim i këtij lloji në fushën e turizmit, të rekreasionit, te mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, por edhe nga fakti se si rrugë ajrore, për trasport njerëzish ai ka specifikën e vet.Kjo jo vetëm për kompleksitetin e makinerive dhe pjesëve përbërëse, por edhe për mënyrën e të dimensionuarit të stacioneve të sipërm e të poshtëm, të kullave mbështetëse, që u nënshtrohen forcave të mëdha tërheqëse, përkulëse dhe shtypëse.

Mar10 Demo Image

Mali i Dajtit i shpallur “Park Kombetar”

Ai është në juridiksionin dhe administrimin e Drejtorisë së Shërbimit Pyjor Tiranë. Deri më sot ai i ka plotësuar pothuajse të katër funksionet e një pylli: atë reaktiv, si vend klimaterik e turistik, atë të mbrojtjes të tokës, burimeve ujore, rrugëve, atë të konservimit për studime shkencore, praktika mësimore të studentëve të Fakultetit të Pyjeve e kurse kualifikimi për mbarështrimin e qëndrueshëm të pyjeve, si dhe, deri diku, funksionimin prodhues.

Mar10 Demo Image

Dajti Tower Belvedere Hotel”

Eshte nje investim i kompanise Dajti Ekspres. Kompania ka investuar ne fushen e turizmit duke krijuar kete hotel ne nje nga vendet me te njohura turistike te qytetit te Tiranes, ne malin e Dajtit. Hoteli ka perfunduar si ndertim ne fillim te vitit 2009 dhe ka filluar te funksionoje me te gjitha sherbimet e tij, gjate muajit Shtator 2009. Qellimi i ndertimit te ketij hoteli eshte promovimi i nje turizmi malor te qendrueshem, dhe mbrojtja e natyres. Dajti Tower Belvedere Hotel ndodhet në pikën turistike të parkut natyror.

Mar10 Demo Image

Restoranti “Ballkoni Dajtit”

Restoranti “Ballkoni I Dajtit” ka filluar aktivitetin e tij ne vitin 2007. Restoranti ofron kushte komode, ambiente te kendshme, te qeta dhe natyrisht nen kenaqesine e pamjes se mrekullueshme qe te ofron mali i Dajtit, aty ku Tirana duket si ne pellembe te dores dhe perendimi i diellit te mahnit. Restoranti Ballkoni i Dajtit u krijua per te qene nje nga restorantet me te mira ne Tirane qe ofron gatim tradicional.Nese doni te keni me shume kenaqesi, argetim, cilesi dhe sherbim te mrekullueshem, ejani dhe vizitoni restorantin Ballkoni i Dajtit.

Stacioni Teleferikut

Mar10 Demo Image

Gjate futjes në stacion, gondolat kanë te njejten shpejtesi me litari.
Për uljen e kësaj shpejtësie...

Me Teper

Rregullat e levizjes

Mar10 Demo Image

Rregullat per levizjen e pasagjereve me teleferik.
Keto rregulla jane vendosur nga Administrata.

Me Teper

Pamje nga Teleferiku

Dajti Ekspres - Teleferiku

Teleferiku është vepra e parë e këtij lloji për vendin tonë

Dajtit Ekspres është një veper tepër unikale, jo vetëm nga fakti se është i pari investim i këtij lloji në fushën e turizmit, të rekreasionit, te mbrojtjes së natyrës dhe biodiversitetit, por edhe nga fakti se si rrugë ajrore, për trasport njerëzish ai ka specifikën e vet. Kjo jo vetëm për kompleksitetin e makinerive dhe pjesëve përbërëse, por edhe për mënyrën e të dimensionuarit të stacioneve të sipërm e të poshtëm, të kullave mbështetëse, që u nënshtrohen forcave të mëdha tërheqëse, përkulëse dhe shtypëse. Prodhimi i gjithë ansamblit të makinerive, ndërtimi i bazamenteve të stacioneve dhe kullave si dhe montimi i vetë teleferikut ja rrisin vlerat si një veper e mirëfilltë dhe mjaft e ndërlikuar mekanike për llojin e vet. Prezenca e dikurshme e «Kampit të Punëtorëve» dhe «Kampit të Pionerëve» si dhe në përgjithësi vlerat eko-turistike të pyllit që kanë tërhequr e po tërheqin nxënës të shkollave, të rinj e të reja, sportistë, alpinistë, skiatorë, turistë nga vende të huaja, në të gjitha stinët, ka treguar dhe po tregon se Parku Kombëtar i Dajtit ka luajtur kryesisht funksionin rekreativ. Nga pikëpamja sociale instalimi dhe funksionimi i pandërprerë i teleferikut do të bëjë të mundur frekuentimin e Parkut dhe nga qytetarët që deri tani nuk kanë patur apo nuk do kenë mundësi të udhëtojnë me apo makina. Nga pikëpamja mjedisore teleferiku duhet konsideruar si elementi numër një i infrastrukturës së një Parku Kombëtar të menaxhuar me drejtim turizmi dhe rekreacioni. Jo vetem kaq……..

Bileta | Procedura

Çmimi i biletës është 700 lekë për person (vajtje – ardhje) përfshirë dhe parkimi i makinave.
Ndersa nje bilete vetem vajtje ose ardhje kushton 400 leke.
Për grupe mbi 20 vetë, çmimi do të jetë 500 lekë.

Me Teper

Mund te na gjeni :

Albania Guide 2010

Celesi i Tiranes Guida 2010

Green Line Guida 2010

Tirana in your pocket 2010

Guida: 111 bizneset me te mira

Na kontaktoni

Biletaria:
+355 (4) 23 79 112
+355 (4) 23 79 111
Administrator:
+355 (0) 68 40 11 024
Marketing:
+355 (0) 68 20 84 471

Kontakto